SPORT, 21 Tetor 2023, 13:59

“Akuzat ndaj Laportës vijnë si pasojë e madridizmit”, Ksavi sulmon Realin: Naçon e falën, Levën jo

“Akuzat ndaj Laportës vijnë si pasojë e madridizmit”,

Trajneri i Barcelonës, Ksavi Hernandez, ka folur të premten në konferencën për shtyp para ndeshjes së të dielës kundër Bilbaos, e vlefshme për javën e 10-të në La Liga. Ai ka analizuar statusin e të dëmtuarve dhe ka shqyrtuar situatën në Barcelonë, duke mbrojtur dhe presidentin Laporta pas vendimit të gjykatës që e ka shpallur të pandehur për ryshfet për rastin “Negreira”.

AKUZAT NDAJ LAPORTËS – “Janë të gjitha pasojë e madridizmit sociologjik. Të gjithë e dimë ndikimin e Realit në sferat e larta. Laporta është i qetë dhe i vendosur në rrugën e tij”. BILBAO – “Do të jetë një ndeshje e vështirë kundër një skuadre që ka pasur një nisje mjaft të mirë të sezonit. Kemi mungesa, por këto nuk janë justifikim për ne”.

KALENDARI – “Duhet të përmirësohemi në lojë, kjo ka të bëjë me rezultatet që të vijnë me lojë të mirë…. Mendojmë për të dielën, pastaj do të vijë Champions League dhe El Clasico. Janë tri pikë shumë të rëndësishme. Humbjet nuk janë justifikim”.

FALJA E NAÇOS – “Është një surprizë. Ne vuajtëm tri ndeshjet e Levandovskit për shkak të një gjesti vitin e kaluar dhe ne apeluam dhe ata nuk na hoqën asgjë. Po për Naçon vendosën ta falin, kjo më befason”.

LEVANDOVSKI – “Ai ka një ndjesi shumë të mirë, pozitive. Shpresoj që të arrijë në ‘Klasike’. Ai dëshiron të luajë. Ai është një lider i madh edhe në këtë drejtim. Është gati të sakrifikojë”.