TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Vënia e Federico Chiesas në merkato, është pasuar menjëherë nga interesi i një ekipi shumë të famshëm.
Flitet për Manchester United, drejtuesit e të cilit po mendojnë një ofertë prej 50 milionë eurosh për ishi-n e Fiorentinës.
Juventusi po planifikon mbushjen e arkave me largimin e disa lojtarëve gjatë verës dhe ‘’ The Red Devilsat ‘’ e konsiderojnë golashënuesin një vlerë të shtuar në metrat e fundit.
Erik Ten Hag beson se nëse do të nisë një eksperiencë në ‘’ Old Trafford ‘’, Federico Chiesa do ta rikuperojë me shpejtësi terrenin e humbur, cilësitë e të cilit janë të padiskutueshme.
Gjithsesi, do të jetë një sfidë jo e lehtë per 20 herë kampionët e Premier Leagues, të cilët duhet ti bëjnë llogaritë me Newcastle-n, momentalisht ekipi më i pasur i botës.
Në lidhje me vijimësinë, Manchester United aspiron rikthimin sa më shpejt tek titujt dhe në këtë mënyrë të rifutet në shinat e suksesit, të cilët mungojnë prej kohësh në të ashtuquajturin ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’.
26 vjeçari po zhvillon sezonin e katërt me ‘’ Zonjën e Vjetër ‘’ por ecuria nuk premton shumë, pasi në 20 sfida numëron 6 gola dhe 1 asist, statistika të varfëra për një lojtar të këtij niveli.
Për Manchester United e vetmja mënyrë për arritjen e objektivave është transferimi i lojtarëve cilësorë verës dhe Federico Chiesa konsiderohet prioritet nga numri një i stolit.