TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mesfushori i Sampaio Correa, Aleksandre Souza, pësoi një krizë shëndetësore gjatë ndeshjes ndaj Flamengos, në kampionatin brazilian, duke shkaktuar momente paniku në fushë.
Incidenti ndodhi në minutën e tetë të pjesës së parë, kur lojtari u rrëzua papritur në mes të fushës, pa pasur asnjë kontakt apo përplasje me lojtarë të tjerë.
Futbollistët e të dyja skuadrave reaguan menjëherë, duke kërkuar me urgjencë ndërhyrjen e stafit mjekësor. Gjatë pritjes për ambulancën, disa lojtarë përdorën fanellat e tyre për ta freskuar lojtarin, ndërsa të tjerë formuan një rreth lutjeje pranë tij.
Souza u transportua menjëherë për ndihmë mjekësore, ndërsa ndeshja u ndërpre për disa minuta.
“Frika më e madhe tashmë ka kaluar. Falënderoj të gjithë për mesazhet dhe lutjet. Zoti vepron në mënyra që ndonjëherë nuk i kuptojmë. Kur i shoh pamjet, e kuptoj se bëhet fjalë për një mrekulli. Lojtarët e Flamengos dhe shokët e mi të skuadrës u bashkuan për një qëllim të vetëm. Jam i sigurt se do të rikthehem”, ka shkruar futbollisti pasi ka marrë veten në spital.
???????? Alexandre Souza, jugador del Sampaio Corrêa, se convulsionó en un partido contra Flamengo.
El mediocampista se desplomó repentinamente en el centro del campo a los ocho minutos del primer tiempo durante el encuentro contra Flamengo sin haber recibido ningún golpe ni contacto… pic.twitter.com/thfc0Sq1Ub
— quiero tv (@quierotv_gdl) February 8, 2026