SPORT, 8 Shkurt 2026, 19:14

Nga 30 metra distancë, Dominik Szoboszlai i Liverpool shënon eurogol ndaj Man City (VIDEO)

Nga 30 metra distancë, Dominik Szoboszlai i Liverpool shënon eurogol

Liverpooli ka kaluar në epërsi ndaj Man Cityt, në kuadër të xhiros së 25-të në Ligën Premier.

Ishte Dominik Szoboszlai që shënoi një eurogol nga distanca për ta zhbllokuar epërsinë pas 74 minutave lojë.

Me një goditje të fuqishme nga gjuajtja e lirë, hungarezi e la Donnarumman të shtangur, me këtë të fundit që as nuk arriti të reagonte (74’).

Për më shumë shikojeni golin:

Ndërkohë, mbetet të shihet nëse Liverpooli do të arrijë t’i arkëtojë pikët e plota në “Anfield”.