SPORT, 7 Janar 2022, 14:30

U transferua te Aston Vila, zbulohet prapaskena si klubi i Serisë A tentoi deri në fund Kutinjon

U transferua te Aston Vila, zbulohet prapaskena si klubi i Serisë A tentoi

Skuadra e Napolit ka provuar deri në fund për Filipe Kutinjon, ndonëse ky i fundit kishte pak orë që i ishte premtuar ekipit të Aston Vilës.

Sipas medias italiane “TuttoMercatoWeb”, napoletanët e Luçiano Spaletit dhe agjenti i yllit brazilian kishin kontakt në orët e fundit, por pa ndryshuar rrjedhën e këtij transferimi.

Kutinjo do të rikthehet sërish në Premier Ligën angleze pas 4 vitesh, ku hera e fundit ka qenë kur ka luajtur me fanellën e Liverpulit.