TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dusan Vlahovic vijon të bëjë më së miri detyrën e tij në majë të sulmit, megjithatë drejtuesit e Fiorentinës kanë një projekt vërtetë ambicioz dhe duan të rikthehet menjëherë në Kupat e Europës, pse jo të synojnë zonën Champions.
Pikërisht për këtë arsye, klubi toskan afroi sulmuesin e Lille, Ikone dhe atë të Herthës së Berlinit, Krzystzof Piatek, i cili ka një të kaluar në Serinë A te Genoa e më pas te Milani.
Megjithatë nuk përfundon me kaq, pasi synimi i radhës i klubit vjollcë është spanjolli Isco, i cili ka prishur marrëdhëniet me Ancelottin dhe ka luajtur “me pikatore” gjatë këtij sezoni, ndaj duket i vendosur të largohet sa më shpejt.
Drejtuesit e Fiorentinës kanë nisur negociatat si me Realin e Madridit, ashtu edhe me menaxherët e fantazistit, që duket se ka dhënë miratimin paraprak për një transferim në Firenze, aty ku do të kishte të garantuar një vend titullari dhe do të provonte të bindte trajnerin Luis Enrique, për të marrë një biletë për në Katar 2022.
Për të marrë Iscon që në janar, drejtuesit e Fiores mjafton të paguajnë një shifër prej 25-30 milionë eurosh, por problem për momentin mbetet paga e lartë e mesfushorit, që për t’u bashkuar me klubin vjollcë, duket të pranojë një rrogë jo më të lartë se 4 milionë euro në sezon.