SPORT, 21 Janar 2026, 17:31

Fituan Kupën e Afrikës, presidenti i Senegalit ‘vesh’ me ar lojtarët dhe stafin! Shpërblim 115 mijë euro për kokë dhe…

Fituan Kupën e Afrikës, presidenti i Senegalit ‘vesh’ me

Momente të mrekullueshme për lojtarët e ekipit kombëtar të Senegalit, teksa shkelën në kryeqytetin e vendit, Dakar, pas fitores së Kupës së Afrikës në atë finale dramatike ndaj Marokut, ku nuk mungoi asgjë.

Parada e kampionëve afrikanë zgjati disa orë, me turmën që admironte pafund Sadio Mane-n dhe shokët e tij të ekipit, të cilët shijuan çdo moment dhe kur mbërritën në pallatin presidencial mësuan edhe për bonusin që u dha shteti.

Atje, presidenti i Senegalit, Bashirou Dioumaye Faye, njoftoi se çdo anëtar i ekipit kombëtar që fitoi Kupën e Kombeve të Afrikës, do të merrte një çmim në para prej afër 115,000 eurosh, por atyre do t’u jepej edhe një truall toke prej 1,500 metrash katrorë në Petite Côte, një zonë bregdetare piktoreske, me plazhe me rërë në rajonin Bour, në perëndim të vendit.

Megjithatë, Faye u tregua veçanërisht bujar pasi nuk përfshiu vetëm lojtarët dhe stafin e trajnerëve në bonuse!

“Anëtarëve të Bordit të Drejtorëve të Federatës do t’u jepet secilit nga një truall prej 1,000 metrash katrorë dhe 75 mijë euro, ndërsa anëtarëve të tjerë të delegacionit do t’u jepen secilit nga 500 metra katrorë dhe 30 mijë euro. Ministrisë së Sporteve do t’i jepen gjithashtu 650,000 euro (për bonuse për të gjithë stafin e ministrisë!), ndërsa një truall toke do t’u jepet edhe anëtarëve të delegacionit ministror që shoqëruan ekipin në Marok”, tha ai.

Senegali fitoi në kohën shtesë takimin dramatik të së dielës, pasi ishte larguar për 20 minuta nga fusha në fund të kohës së rregullt, për shkak të një penalltie të akorduar për Marokun në mënyrë të dyshimtë dhe golit që iu hoq senegalezëve pak para 11-metërshit.

Skuadra u rikthye, Brahim i Marokut e humbi penalltinë me një ekzekutim “Panenka” qesharak dhe nën dyshimin se e bëri kastile që të mos dështonte finalja dhe më tej historia u buzëqeshi senegalezëve që fituan me një gol të Guye.Fituan Kupën e Afrikës, presidenti i Senegalit ‘vesh’ me