SPORT, 18 Janar 2026, 17:48

Përballen skuadrat e Asanit dhe Lushkjes në Iran, vetëm njëri hyn në fushë para tribunave të boshatisura (VIDEO)

Përballen skuadrat e Asanit dhe Lushkjes në Iran, vetëm

Kampionati iranian i futbollit është kthyer sot të luhet, pavarësisht situatës ekstreme në këtë vend, ku protestat popullore dhe dhuna e përdorur për t’i ndalur, kanë bërë që asgjë të mos jetë më normale. Prej rreth një jave në vend mungon interneti dhe ka probleme me lidhjet telefonike, duke pasur një terr të plotë informativ.

Por sot, ekipet janë kthyer në fushë dhe kalendari rezervoi duelin në Teheran, kryeqytetin ku ka qene dhe epiqendra e protestave, mes Esteghlal te Jasir Asanit dhe Traktor FC të Regi Lushkjes. Sfida u zhvillua në një stadium të izoluar, pa praninë e asnjë tifozi e për më tepër as pa fëmijët që mbledhin topat rreth fushës, si pasojë e gjendjes së jashtëzakonshme në vend.

Jasir Asani nuk ishte në protokollin e ndeshjes, ndërsa Lushkja po, por në stolin e rezervave. Ai u aktivizua në minutën e 75-të të ndeshjes, duke luajtur minutat e fundit të sfidës që u mbyll pa gola dhe me përqafime mes të dy skuadrave, ku ndoshta të gjithë ishin të lumtur se këto orë në stadium kaluan pa incidente.

VIDEO