TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Skuadra e Kairat Almati është zyrtarisht e eliminuara e parë e këtij edicioni në fazën në grupe në Ligën e Kampioneve.
Ekipi kazak është mundur sot në fushën e vet me shifrat 1-4 nga Klub Bryzh dhe e ka matematikisht të pamundur tashmë të kalojë në fazën tjetër të turneut.
Belgët bënë të qartë se çfarë rrjedhe do të merrte ndeshja që në pjesën e parë me golat e Stankoviç dhe Vanaken, ndërsa në të dytën Vermant dhe Meshele çuan në katër numrin golave. Për ekipin kazak, goli i nderit erdh në minutën e dytë shtesë, por mjaftoi vetëm për statistikë.
Kësisoj, Kairat Almati luan për statistikë edhe ndeshjen e fundit në fazën në grup, ndaj Arsenalit në Londër pasi ka vetëm 1 pikë në renditje. Ndërsa Klub Bryzh me këtë fitore ka ringjallur shpresat për kalimin në turin tjetër të turneut, pasi ka shkuar në kuotën e 7 pikëve. Ndeshja e fundit e belgëve do të jetë në shtëpi ndaj Olimpik Marsejës.