TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Agjenti i Xhanluixhi Donarumma, Enco Raiola, ka konfirmuar se portieri italian po shijon projektin te Man.Siti, por nuk përjashton mundësinë e një rikthimi në Itali, nëse vjen oferta e duhur. Raiola tha se Donaruma ka gjetur qetësi dhe stabilitet në ekipin e Guardiolës.
“Në Mançester, ai po gjen qetësi me ekipin dhe mjedisin, dhe e gjen projektin shumë interesant – tha Raiola -. Ai po fillon ta kuptojë ligën angleze”. Agjenti zbuloi se Donaruma ka bërë shaka për një qëndrim 5-6 vjeçar në Angli, por do të vlerësohet çdo mundësi serioze për t’u rikthyer në Serie A.
Interesi nga klubet italiane u shfaq verën e kaluar, kur portieri ishte në muajt e fundit të kontratës me Paris SG, para se t’i bashkohej Sitit, ku ka mbajtur portën e paprekur në 10 ndeshje nga 24 paraqitje këtë sezon.