SPORT, 19 Janar 2026, 16:45

Momente të tensionuara/ Probleme te Spanja, dualiteti Lamin-Karvahal mund të sjellë pasoja

Momente të tensionuara/ Probleme te Spanja, dualiteti Lamin-Karvahal mund

Gjeste, momente të tensionuara, dialogë të përfunduar papritur, klasikë që nxehen janë situata që po tërheqin vëmendjen dhe që vënë në alarm stafin dhe trajnerin e kombëtares spanjolle, kampione e Europës dhe numri një aktual i botës në renditjen e FIFA-s.

Situata nuk është ende në nivelin e asaj që patën përballjet mes Guardiolës dhe Murinjos dhe lojtarëve të tyre kur ishin shefat e stolave të Real Madridit dhe Barcelonës, por Luis de la Fuente dhe pjesa tjetër e trajnerëve të skuadrës spanjolle po sheh me vëmendje tensionin Lamine Jamal dhe Karvahal. Ai i ka marrë orë të tëra gjumi.

Ata e dinë se Kupa e Botës tashmë është në rrezik dhe se çdo incident mund të shkatërrojë gjithçka. Pushtimi i një Botërori apo një Kampionati Europian ka si pikënisje bashkëjetesën perfekte të grupit për dyzet ditë, kohë që futbollistët janë të mbyllur në një hotel. Thuhet gjithmonë se, pas suksesit, ekziston të dish të zgjidhësh problemet e përditshme ose më saktë të shmangësh shfaqjen e pikave të fërkimit midis lojtarëve të zgjedhur, një fuqi që i përket trajnerit, në këtë rast Luis de la Fuentes.

Trajneri e ka ngritur argumentin e lartpërmendur në një aksiomë. Ai e ka vënë atë në praktikë që nga fillimi, duke lënë jashtë lojtarët që ai besonte se mund të shtrembëronin bashkëjetesën dhe më mirë se kushdo këtë po e përjton portiere I Barcelonën Joan Garsia.