SPORT, 2 Dhjetor 2021, 12:55

Fitorja kundër Uotfordit, Tuhel e pranon: Nuk ishim Çelsi, vodhëm tri pikë!

Fitorja kundër Uotfordit, Tuhel e pranon: Nuk ishim Çelsi,

Çelsi ka marrë një fitore të vuajtur përballë Uotfordit, duke ruajtur kreun në Premier. Në fund të takimit trajneri gjerman, Tomas Tuhel, e ka pranuar se londinezët kanë pasur fatin me vete.

“Nuk kemi qenë Çelsi, nuk kemi qenë vetvetja. Nuk ishim aspak gati për këtë ndeshje. Ndoshta kam gabuar për të gjetur qasjen e duhur ndaj takimit. Nuk kemi qenë në gjendje të përballojmë presionin e Uotfordit. Ata ishin gjithnjë një hap përpara nesh. Nuk është se nuk kemi krijuar raste, por në fund kemi marrë më shumë nga çfarë meritonim.

Ka qenë një fitore me shumë fat. Nuk dua të ndalem gjatë në këtë takim, pasi nuk është e zakonshme për ne të luajmë në këtë mënyrë. Unë mendoj se për herë të parë duhet ta pranojmë se kjo ishte një fitore me shumë fat.

Në fund kemi vjedhur tri pikë”, ka thënë Tuhel. Ai ka pranuar se shqetësimi kryesor i mbrëmjes mbetet dëmtimi i pësuar nga qendërmbrojtësi Çalobah.