TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Botërori i vitit 2022, do të zhvillohet në Katar, një vend që e dënon homoseksualitetin me burgim, madje edhe me vdekje.
Kjo ka krijuar mjaft polemika, sa i përket pjesëmarrjes së atletëve dhe fansave, që janë pjesë e komunitetit LGBT+.
Komiteti Organizativ i Botërorit “Katar 2022”, do të lejojë pjesëmarrjen e personave LGBT+, por me kushtin që të mos manifestojnë publikisht ndjenjat e tyre ndaj njëri-tjetrit, siç janë puthjet dhe shenjat e afeksionit, gjë që nuk është e pranueshme dhe e mirëpritur, në shoqërinë konservatore të Katarit për askënd, përfshirë edhe personat heteroseksualë.
Ka qenë drejtori ekzekutiv Nasser Al Khater, që i ka dhënë përgjigje futbollistit gay Australian, Josh Cavallo, i cili pak ditë më parë deklaroi se ndjehet i pasigurt, që të shkojë e të luajë futboll,në një vend ku homoseksualiteti dënohet edhe me vdekje.
"Dëgjoni, shfaqja publike e ndjenjave është një gjë që shihet shtrembër në shoqëri, gjithandej. Katari është një vend modest. Kjo është e vetmja gjë që duhet respektuar. Veç kësaj, çdo njeri mund të bëjë ç'të dojë me jetën e tij. Personat gay do të vijnë në Katar, si fansa dhe futbollistë. Ata mund të bëjnë gjithçka mund të bëjë një qenie njerëzore. Ajo që unë po them është se nga pikëpamje e shfaqjes së ndjenjave në publik. Katari është konservator", tha Al Khater.
Në Katar, martesat mes personave të së njëjtës gjini, bashkësitë civile dhe shfaqjet publike të grupimeve LGBT+, janë të ndaluara me ligj.
Gjatë Botërorit “Katar 2022”, pritet të ketë edhe demonstrime të shumta në mbështetje të komunitetit LGBT+.