TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Trajneri dhe ish-anëtari i ekipit francez të xhudos, Alain Schmitt, u arrestua natën midis së shtunës dhe të dielës në Seine-Saint-Denis, Paris, për dhunë në familje ndaj fitueses së medaljes së artë olimpike (ekipore) në "Tokio 2020", Margaux Pinot, njëherësh sportiste dhe ish-parnere e tij.
Dans la nuit de samedi à dimanche, j’ai été victime d’une agression à mon domicile par mon compagnon et entraîneur.
— Margaux Pinot (@MargauxPinot2) December 1, 2021
J’ai été insultée, rouée de coups de poings,
ma tête a été frappée au sol à plusieurs reprises. Et finalement étranglée. pic.twitter.com/Ghbwg8NVQy
Ish-trajneri Alain Schmitt shfryu mbi Margaux Pinot zemërimin që lindi nga refuzimi i saj, për ta shoqëruar atë për të stërvitur ekipin e xhudos për femra në Izrael.
Trajneri iu drejtua francezes duke e njoftuar për vendimin e tij për të shkuar në Izrael: “Do të ndërtoj makina. Vajzat që do ta shqyejnë tapetin”. Margaux nuk e pranoi provokimin, pasi nuk i kishte shkuar kurrë në mendje ideja për t’u larguar nga Franca. Gjë që i dashuri i saj nuk e pranoi kurrë. Kështu që e vetmja përgjigje që mundi të japë ishte një breshëri grushtash në fytyrën e atletes së re. Edhe pse e kapur në befasi, Margaux arriti të çlirohej, me fytyrën dhe flokët e saj plot gjak, ajo arriti të strehohej te fqinji. Fotot e postuara pas agresionit ishin tronditëse, me një fytyrë e fryrë dhe sy të shuar, pa atë dritë dhe entuziazëm që kanë shënuar karrierën e kampiones franceze.
"Mendova se kisha vdekur, arrita të arratisem për t'u strehuar te fqinjët e mi të cilët menjëherë lajmëruan policinë. Kam disa lëndime, duke përfshirë një hundë të thyer dhe dhjetë ditë ndërprerje të përkohshme nga puna. Sot gjykatat kanë vendosur lirimin e tij", shkruan Pinot në postimin e saj në Twitter.
Alan Schmitt përfundoi në burg për rreth 48 orë dhe u gjykua dje përpara Gjykatës Bobigny.