SPORT, 15 Prill 2025, 14:31

Favoritët në Champions, Khedira: Këto dy ekipe mund t’i shkojnë deri në fund këtij rrugëtimi

Favoritët në Champions, Khedira: Këto dy ekipe mund t’i

Ish-lojtari i njohur, Sami Khedira ka zbuluar favoritët në Champions League. Sipas tij, Barcelona dhe PSG mund t’i shkojnë deri në fund rrugëtimit.

“Barcelona dhe PSG po i kalojnë të gjithë të tjerët tani. Hansi Flick ka kontroll të plotë të ekipit: ai u ka dhënë atyre besim dhe një vizion të qartë të lojës.

“Interi është një ekip i fortë. “Ata janë të pjekur, dinë të vuajnë dhe të mbrohen. Për mua, një nga favoritët për Ligën e Kampionëve. Por, kurrë mos e nënvlerësoni Bayern Munich”, tha ai.