SPORT, 14 Prill 2025, 17:17

Davide Ançeloti e bën sefte, shpreh emocionet pas fitores së Realit: Isha pak nervoz

Davide Ançeloti e bën sefte, shpreh emocionet pas fitores së

Reali i Madridit ka mundur Alaveshin 0-1 në Vitoria falë një goli të Kamavingës në pjesën e parë. Një ndeshje e veçantë edhe për një fakt të tjeshtë, mungesën e Karlo Ançelotit në stol i pezulluar dhe marrjen e drejtimit nga djali i tij Davide.

Ka qenë pikëeisht Davide ai që ka folur për mediat, duke dhënë përshtypjet e tij për suksesin e “los blancos”. Ai ka pranuar gjithashtu se është ndier nervoz në debutimin si trajner i parë. “Më pëlqeu eksperienca. Isha pak nervoz në fillim si të gjitha herët e para. Por më pas u ambientova. Fitorja na jep besim, e dinim se nuk do të ishte e lehtë. Ajo që ndodhi në lojë e bëri pak më të komplikuar për ne, por fitorja na jep besim për atë që duam të ndodhë të mërkurën e ardhshme”, tha Davide Ançeloti.

KARTONI I KUQ PËR MBAPE – “Është një situatë loje. Kilië nuk është një lojtar i dhunshëm. Ai ka kërkuar falje për gjestin e tij dhe është i vetëdijshëm për atë që ka bërë. Ishte një karton i kuq i qartë. Faullet e shumta ndaj tij e kanë bërë atë të reagojë në këtë mënyrë, gjë që nuk është e drejtë”.

PËRMBYSJA NË CHAMPIONS DHE LIGA – “Të dyja janë të vështira, por ne do t’i provojmë të dyja. Ne e dimë se duhet të përmbysim një rezultat 3-0 që nuk është i thjeshtë. Për ta bërë këtë nuk mjafton të kemi cilësinë që kemi, por duhet që edhe disa gjëra të tjera të shkojnë në favorin tonë. Por të gjithë janë të bindur se do të përpiqemi të fitojmë titullin në La Liga dhe të ecim më tej edhe në Champions”.

ROLI I TIJ NË STOL – “E kam marrë çdo gjë shumë natyrshëm. Dy vjet më parë, babai im ishte me COVID, dhe më jepte gjithmonë shumë besim. Nuk ishte nevoja të më thoshte asgjë. Ne kemi qenë në komunikim, por ai më ka dhënë lirinë në minutat e fundit, dhe nëse jam këtu, kjo është falë tij”.

DANI – “Dani është plotësisht i gatshëm, por zëvendësimi i tij ishte më shumë për të fituar më shumë kohë. Ndeshja ishte e çmendur dhe ne nuk e donim këtë në fund. Ai është një lojtar që ka bërë mirë këtë sezon dhe do të na ndihmojë të mërkurën”.