SPORT, 14 Prill 2025, 14:16

I huazuar nga Chelsea, Everton ka pak dyshime për të ardhmen e Armando Brojës

I huazuar nga Chelsea, Everton ka pak dyshime për të ardhmen e Armando

Teksa i afrohemi fundit të sezonit, te Evertoni duhet të marrin një vendim sa i takon Armando Brojës, i cili është i huazuar nga Chelsea.

Sipas “ToffiWeb”, një Website i njohur dhe që është pranë klubit nga Liverpuli, Everton nuk do të shfrytëzojë të drejtën për të blerë kartonin e futbollistit shqiptar për 30 milionë paund.

Klubi nuk është bindur nga paraqitjet e sulmuesit kuqezi, i cili numëron vetëm 2 ndeshje si titullar, ndërsa në 6 sfida e ka nisur nga pankina. Problem tjetër janë edhe dëmtimet e shumta, çka bën që Broja të mos ofrojë siguri dhe për momentin, zgjidhja më e mirë e mundshme duket rikthimi në Londër.