SPORT, 30 Prill 2026, 09:24

Skandali me arbitrat në Itali, Inzagi i çudit të gjithë! Ish-trajneri i Interit: Jam i shokuar

Skandali me arbitrat në Itali, Inzagi i çudit të gjithë!

Bota e futbollit në Itali është tronditur, pas skandalit që shpërthye me Xhanluka Rokin. Dizenjatori i arbitrave rezulton të ketë ndikuar në ndeshje të veçanta, ndërsa Interi shfaqet si një nga skuadrat e favorizuara deri tani.

Simone Inzagi ndërkohë ka çuditur me fjalët e tij, sa i përket kësaj çështje. Ish-trajneri i Interit mendon se ekipi i tij është penalizuar dhe jo favorizuar.

“Skandali? Jam shokuar. Humbëm disa pikë për shkak të gabimeve të arbitrave. Është e habitshme të futesh në një histori në të cilën u penalizuam dhe nuk u favorizuam.

Nuk akuzoj askënd dhe nuk dyshoj në mirëbesimin e tyre, por nuk ishim me fat. Gjithçka shkoi kundër nesh, edhe nëse do të fajësoheshim ne. Është një zhgënjim që nuk do të largohet”, u shpreh Inzagi ndër të tjera.

Investigimet janë sa i përket edicionit të kaluar. Titullin e fitonte Napoli, ndërsa Interi gaboi shumë duke e humbur.