SPORT, 30 Nëntor 2021, 13:43

Edhe Toni Kros kundër Mesit: Nuk është e merituar, kishte të tjerë para tij

Edhe Toni Kros kundër Mesit: Nuk është e merituar, kishte të

Toni Kros është një ndër mesfushorët më të mirë në botë duke fituar shumë trofe me Bajern Mynih e më pas duke shkruar historinë me Real Madridin.

Gjermani nuk ka qëndruar pa dhënë një koment për ceremoninë e Topit të Artë, që u fitua nga Lionel Mesi për të shtatën herë. Në podcastin e tij, Kros u shpreh se fitimi i trofeut nga Mesi ishte i pamerituar, dhe se kishte të tjerë përpara tij.

“Nuk është absolutisht e merituar. Nuk ka dyshime se Mesi dhe Ronaldo kanë qenë lojtarët më të mirë të dekadës së fundit, por këtë vit duhet të kishte të tjerë përpara tij”, u shpreh Kros.

Argjentinasti mposhti Robert Levandovskin, rivalit më të fortë që shikohej si potencial real për triumfin më të madh personal në karrierën e një futbollisti.