SPORT, 28 Maj 2025, 17:33

Të shtunën me Interin për një rekord, Kristjan Asllani mund të jetë i pari nga Kombëtarja që…

Të shtunën me Interin për një rekord, Kristjan Asllani mund

Ditën e shtunë, Kristjan Asllani luan edhe për një rekord. Mesfushori i Kombëtares shqiptare mund të bëhet lojtari i parë i kuqezinjve që arrin të fitojë trofeun e rëndësishëm të Ligës së Kampionëve.

Më parë askush nuk ia ka dalë që të prekë kupën e dëshiruar dhe të ëndërruar nga të gjithë futbollistët. Më parë e ka fituar Xherdan Shaqiri, por në fakt ai nuk ka luajtur me Kombëtaren shqiptare.

Asllani mund të bëhet i pari dhe për këtë arsye në profilet zyrtare të “Champions-it” është postuar fotoja e tij dhe e disa lojtarëve të tjerë që mund ta fitojnë për herë të parë Champions-in për shtetet e tyre dhe të bëjnë histori. Mbetet për t’u parë nëse Asllani do t’ia dalë.