SPORT, 28 Maj 2025, 14:23

Zyrtare, largim i rëndësishëm nga Tirana, vjen “divorci”

Zyrtare, largim i rëndësishëm nga Tirana, vjen

Agim Ibraimi nuk është më drejtor sportiv i Tiranës. Lajmi është bërë i ditur nga klubi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Klubi i futbollit njofton se ka ndërprerë me konsensus bashkëpunimin me drejtorin sportiv Agim Ibraimi. Pas një viti bashkëpunim si bardh e blu, Ibraimi ndau sot rrugëtimin e tij më klubin, i cili i besoi edhe detyrën e parë menaxheriale.

E falenderojmë Ibraimin për punën e zhvilluar deri më tani dhe i urojmë suksese në vazhdimin e karrierës”, shkruan Tirana.

Kujtojmë që Ibraimi mori detyrën në fund të majit.