SPORT, 27 Maj 2025, 14:03

“Ronaldo “Fenomeni” ishte spektakolar dhe Kafu më profesionali”, Ançeloti: Nga 34 brazilianë që kam stërvitur, kam pasur probleme me…

“Ronaldo “Fenomeni” ishte spektakolar dhe Kafu më

Orët e para të Karlo Ançelotit si trajner i Brazilit ishin frenetike. Pas prezantimit, trajneri italian njoftoi listën e parë të lojtarëve të thirrur dhe më pas mori pjesë në konferencën e zakonshme për shtyp. Në një prononcim, të dhënë për mikrofonat e “Globo Esporte”, ai u pyet për marrëdhënien e tij me të gjithë brazilianët që ka stërvitur ku dha disa përgjigje shumë interesante.

Për Ançelottin, lojtari më i mirë me të cilin ka punuar është padyshim Ronaldo “Fenomeni”: “Teknikisht ai ishte spektakolar dhe është një nga njerëzit më qesharakë në botë”, kujton italiani.

“Më profesionali ishte Kafu. Dhe më qesharaku… Ka shumë: Militao më bën të qesh shumë, gjithashtu Vini, i cili për mua është shumë modest. Një djalë shumë, shumë modest. Kjo është arsyeja pse flas me respekt për ta, sepse kisha një marrëdhënie të shkëlqyer me të gjithë dhe të gjithë më telefonuan për të më përgëzuar dhe për të më uruar fat të mbarë”.

Ançeloti shpjegoi gjithashtu se “lojtarët brazilianë kanë një nivel teknik më të lartë se të tjerët. Zakonisht ata janë njerëz që e menaxhojnë veten mjaft mirë dhe kanë një karakter mjaft të qetë dhe të përulur”. Në fund, trajneri rrëfen se: “Kam stërvitur 34 brazilianë dhe nuk mendoj se kam pasur ndonjëherë probleme me askënd. Ndoshta me një, por nuk do të them se me kë”, përfundoi ai.