TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mbrëmë, pas ndeshjes gjysmëfinale të play-off-it të kampionatit Primavera mes Fiorentinës dhe Romës, ndodhi një incident që përfshiu mesfushorin e Fiorentinës, Nikolo Zaniolo.
Sipas një deklarate zyrtare nga Roma, ai akuzohet se hyri në dhomën e zhveshjes së ekipit të tyre të të rinjve dhe goditi fizikisht dy lojtarë të skuadrës të të rinjve. Ndërkohë Federata Italiane e Futbollit (FIGC) ka nisur një hetim zyrtar për këtë incident dhe nëse akuzat konfirmohen, Zaniolo mund të përballet me një pezullim të gjatë nga aktivitetet futbollistike.
Ndërsa futbollisti ka reaguar pak momente më parë përmes një postimi në “InstaStory”.
“Dua të kërkoj falje me gjithë zemër për atë që ndodhi dje. E di që reagova keq dhe marr përgjegjësinë për këtë. Shkova atje me qëllimin e vetëm për të dërguar një sinjal pozitiv, për të qenë pranë djemve në një moment të vështirë pas ndeshjes. Fatkeqësisht, u provokova verbalisht nga një djalë dhe gabimisht, humba durimin. Është një gabim që më rëndon, veçanërisht sepse e di që duhet të jem shembull për më të rinjtë. Megjithatë, dua të theksoj se faktet janë larg asaj që është rindërtuar dhe se nga ana ime, përveç një debati verbal, nuk pati sjellje fizikisht agresive. E di që kam zhgënjyer dikë me këtë episod, por shpresoj se mund ta kuptoni që nuk ishte qëllimi im të mos respektoja askënd. Megjithatë, kërkoj përsëri ndjesë. Si njeri, si futbollist dhe si person që e do këtë mjedis, dua vetëm të rindërtohem dhe të pres përpara me përulësi”, shkruan ai.
