SPORT, 14 Shkurt 2026, 19:29

City nuk fal në FA Cup, kalon Salford-in

City nuk fal në FA Cup, kalon Salford-in

Manchester City fitoi 2-0 ndaj Salford për të vazhduar kështu rrugëtimin në FA Cup.

Një autogol i Dorrington i dhuroi avantazhin “Qytetarëve” në minutën e gjashtë. Në pjesën e dytë, mjaftoi një gol i Guehi për të “vulosur” suksesin.

Pavarësisht rasteve në minutat e mbetura, rezultati mbeti i njëjtë. Ekipi i Guardiolës do të kërkojë t’i shkojë deri në fund këtij kompeticioni.