SPORT, 13 Shkurt 2026, 17:12

Rekordi në Premier Ligë, Slot: Krenar që Salah barazoi legjendën e Liverpulit

Rekordi në Premier Ligë, Slot: Krenar që Salah barazoi

Arne Slot, trajneri i Liverpulit, u shfaq pas fitores 0-1 ndaj Sanderlandit në raundin e 26-të të Premier Ligës angleze.

Trajneri Slot deklaroi: “Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme. Mendoj se bëmë një përpjekje të madhe, vetëm dy ditë pasi pushuam. Pastaj luajtëm një ndeshje të vështirë jashtë fushe. Treguam edhe një herë se sa të aftë jemi në posedimin e topit. Krijuam shumë raste, ndonëse shënuam vetëm një herë”. Ndër të tjera, ai shtoi:

“Shpirti luftarak që treguam gjatë gjithë ndeshjes ishte fantastik dhe kjo është arsyeja pse largohemi nga ky stadium me një fitore 1-0. Në pjesën e dytë, patëm shumë momente të mira dhe shumë raste ku lojtarët tanë të jashtëzakonshëm gjetën pozicione premtuese. Paraqitja e përgjithshme për sa i përket përpjekjes ishte shumë e mirë.” Lidhur me Mohamed Salah që barazoi rekordin e Stiven Xherrard prej 92 asistash në Premier Ligë me ‘Reds”, ai tha: “Momo ka shumë rekorde me këtë klub, të dy kanë qenë lojtarë të jashtëzakonshëm për këtë klub. Fatkeqësisht për Stiven, pres që Mohamed Salah ta kalojë atë”, përfundoi tekniku holandez.