SPORT, 13 Shkurt 2026, 18:54

Alegri “kujton” Milanin: Nuk ka ndeshje të lehta

Alegri “kujton” Milanin: Nuk ka ndeshje të lehta

Masimiliano Alegri rikthehet në Piza, këtë herë si trajner i Milanit, me një objektiv të qartë, fitoren dhe vazhdimin e garës për kualifikimin në Champions. Ndeshja në “Arena Garibaldi” ka një domethënie të veçantë për teknikun italian, pasi aty kishte debutuar si lojtar në Serie A në vitin 1989, pikërisht kundër Milanit.

Sot, pas gati katër dekadash, Alegri kthehet në të njëjtin stadium me një karrierë të madhe pas vetes dhe me përgjegjësinë për ta mbajtur Milanin në zonën Champions. Bilanci i tij si trajner kundër Pisës nuk është pozitiv, asnjë fitore,ndaj përballja e radhës shihet si një test i rëndësishëm jo vetëm për rezultat, por edhe për ambiciet e kuqezinjve në këtë sezon. Trajneri i Milanit, Masimiliano Alegri, foli për mediat në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes kundër Pizës.

Ktheheni në fushë pas gati 10 ditësh. Çfarë vështirësish sjell kjo ndeshje? Le të themi se Piza aktualisht po lufton për të shmangur rënien nga kategoria. Është një skuadër fizike që krijon shumë raste në shtëpi. Kanë humbur ndeshje duke i mbajtur gjallë deri në fund, ndaj duhet të jemi shumë të përqendruar dhe gati që në fillim. Të fitosh nuk është e lehtë, sidomos në gjysmën e dytë të sezonit, kur çdo pikë ka shumë rëndësi. E premtja është një nga katër ndeshjet që na çojnë drejt derbit, kundër Pizës, Kremonezes dhe Parmës në gjysmën e parë të sezonit kemi marrë vetëm dy pikë.”

Një javë potencialisht e favorshme? Është një javë shumë e rëndësishme. Kur skuadrat e tjera përballen mes tyre, fitorja do të ishte vendimtare. Nuk do të jetë e lehtë; duhet të bëjmë një hap tjetër të vogël përpara për t’iu afruar numrit të pikëve që na lejon kualifikimin në Champions League. Dëmtimet? Pulisic u stërvit për herë të parë dje me grupin. Është i gatshëm, por ka vetëm rreth pesëmbëdhjetë minuta në këmbë. Leao është shumë më mirë. Gimenez është edhe më mire, brenda një muaji mund të jetë i disponueshëm. Saelemakers do të mungojë ende, por është shumë i përmirësuar, do të shohim nëse do të jetë gati për ndeshjen me Komon.

Si është rikthimi në Piza? Po flasim për sezonin 1989-90, ishte viti im i parë në Serie A. Debutova pikërisht kundër Milanit. Ishte një përvojë e mrekullueshme me një president fantastik. Kam miq nga Piza dhe nga Livorno. Jam i lumtur që kthehem atje. Është e rëndësishme të shkosh i lumtur dhe të kthehesh edhe më i lumtur.

Sa ndikon Alegri në ringritjen e Nkunku? Është çështje ambientimi. Ai është një djalë i ndjeshëm. Bëra shaka me të, nëse buzëqesh më shumë, gjërat shkojnë më mirë. Fatmirësisht, gjërat po ecin mirë, por ai ka teknikë të jashtëzakonshme. Rikthimi i të gjithëve është vendimtar për fundin e sezonit. U gëzova shumë për golin e Loftusit dhe Fofana u kthye me një paraqitje të fortë. Tani, besueshmëria e të gjithë lojtarëve është e rëndësishme, si e atyre që nisin nga minuta e parë, ashtu edhe e atyre që hyjnë gjatë ndeshjes.

A mund të luajë Rafael Leao nga fillimi? Duhet të shoh stërvitjen e fundit dhe më pas të vendos formacionin. Kemi tre ndeshje, të premten, të mërkurën dhe të dielën. Duhet të zgjedh mirë kush luan nesër (sot), të mërkurën dhe të dielën. Ndeshja më e rëndësishme është ajo me Pizën. Sot ndeshjet zgjasin rreth 100 minuta dhe në gjysmëorën e fundit zëvendësimet bëhen vendimtare. Deri tani, ndryshimet na kanë ndihmuar shumë, shpesh ndeshjet vendosen nga lojtarët që hyjnë nga minuta e 60-të e tutje.

Lojtarët thonë se besojnë te titulli. Si e shihni ju? E shoh pozitivisht. Të gjithë duhet të kemi ambicien për të synuar maksimumin. Nëse skuadrat e tjera përfundojnë mbi ne, do të thotë se e kanë merituar. Pesëdhjetë pikë nuk mjaftojnë as për Ligën e Konferencës. Sa më shpejt t’i afrohemi objektivit të pikëve për Champions, aq më mirë do të jemi në renditje.

Mendimi i Alegrit për arbitrimin… Pesëdhjetë vite më parë flitej për arbitrat. Tani kemi VAR-in, që ndihmon shumë. Po punojnë për ta përmirësuar, duke u përpjekur të rregullojnë situatat dhe vendimet. Gjithmonë them se VAR-i dhe gjëja më e rëndësishme është objektiviteti, aty mund të përmirësohemi. Gjithçka tjetër është subjektive. Nëse një vendim shkon në favorin tënd, hesht; nëse shkon kundër teje, zemërohesh. Meqë është subjektive, një person mund të vendosë një gjë dhe një tjetër diçka tjetër. Gjithmonë do të ketë polemika. Ata po përmirësohen, por përmirësimi vjen te objektiviteti, jo te subjektiviteti. Fillova të buzëqesh sepse në Itali arritëm të komentojmë një episod që ndodhi në Angli, jemi të jashtëzakonshëm. Shkuam të komentojmë incidentin Liverpul-Siti… Do të ishte bukur të flisnim për teknikën dhe shumë gjëra të tjera që duhen përmirësuar.

Sezoni i Milanit… Milani po bën një sezon të mirë për momentin. Të fitosh nuk është normale; është e vështirë. Në fund, vetëm një skuadër fiton. E nisëm sezonin me objektivin për t’u rikthyer në Champions dhe aktualisht jemi në katër vendet e para. Mund të kishim bërë më mirë në Kupën e Italisë, kjo është e vetmja keqardhje. Por duhet të fokusohemi te objektivi. Interi dhe Napoli janë skuadra shumë të forta dhe për të hyrë në katërshen e parë duhet të bësh një sezon të shkëlqyer. Pa humbur energji, duhet të përqendrohemi vetëm te performanca.

Rëndësia e gjendjes mendore të lojtarëve… Ka momente kur, edhe për motivim, konkurrenca është e madhe dhe është e rëndësishme. Nëse një lojtar nuk luan, duhet të zemërohet me trajnerin që nuk e aktivizon, jo me shokët e skuadrës. E rëndësishme është që kur hyjnë në fushë, duhet të ndihmojnë shokët dhe të kuptojnë se mund ta rikthejnë Milanin në habitatin e tij natyror, Champions.

Si është skuadra? Dëgjuam për darkën e fundit… Darka ishte sepse disa lojtarë duhet të paguanin gjobat. Nesër luajmë pas 10 ditësh. Ana pozitive është se jemi pothuajse të rikuperuar plotësisht. Nesër është ndeshja e gjashtë jashtë fushe në nëntë të fundit. Një rezultat nesër do të na japë një shtysë të mirë.

A mund të jetë e dobishme pushimi i detyruar për disa lojtarë? Nuk është fat i keq, dëmtimet ndodhin gjatë sezonit. Ana pozitive është se Pulisiç dhe Leao kanë luajtur më pak deri tani dhe do të jenë të rëndësishëm për fundin e sezonit. Duhet të jesh i zgjuar dhe me fat në zgjedhjet që bën. Tani gjëja më e rëndësishme është të dish se detajet bëjnë diferencën. Nuk kemi më kohë për rikuperim, nuk jemi më në gjysmën e parë të sezonit.

Cilat janë cilësitë e këtij grupi? Një grup me dëshirë për hakmarrje, me vlera të forta morale, që vijnë çdo ditë në stërvitje për t’u përmirësuar dhe me një objektiv të qartë, të marrin rezultate të dielave.

Çfarë duhet të ndodhë që të jeni të kënaqur nesër (sot)? Për t’u kthyer në shtëpi të kënaqur, duhet të marrim një rezultat, dhe për të marrë rezultat duhet të luajmë mirë teknikisht dhe taktikisht. Kundër Interit në Milano, pas 20 minutash rezultati ishte 2-0. Në ndeshjen e parë, ne ishim ata që dolëm nga loja dhe ata shënuan dy gola, kjo nuk duhet të ndodhë.

A i përgatisni ndeshjet sipas kundërshtarit apo kërkoni një identitet të qartë? Gjithmonë përpiqemi të kemi një qasje të mirë, pastaj është kundërshtari. Në Komo bëmë shumë gabime në fillim, siç ndodhi edhe në Romë. Në Bolonja, kjo nuk ndodhi, djemtë ishin shumë më të zgjuar.