SPORT, 14 Shkurt 2026, 19:02

RENDITJA/ “Çuditë” e Superiores, një ekip i shtohet garës për “Final Four”! Egnatia nuk përfiton maksimumin

RENDITJA/ “Çuditë” e Superiores, një ekip i shtohet

Sot u luajtën dy ndeshje të vlefshme për javën e 24-të të Superiores. Vora dhe Egnatia barazuan 1 me 1, ndërsa Teuta mposhti Bylisin me rezultatin 2-1.

“Çudia” në Superiore është që Teuta të kthehet në garë për “Final Four”.

Pas 10 javësh pa fitore, aktualisht numëron 5 pikë më pak se Dinamo, që do përballet nesër me Flamurtarin. Bylisi si vend i parafundit vijon të mbetet pretendent për rënien.

Egnatia ndërkohë nuk përfitoi maksimumin. Me vetëm 1 pikë nga transferta e Vorës, “qan” mundësinë për të arritur kreun para supersfidës Vllaznia-Elbasani.

Vora si vend i shtatë, është 5 pikë larg zonës “play out”. Nesër do të luhet Vllaznia-Elbasani, Partizani-Tirana dhe Dinamo-Flamurtari.