SPORT, 14 Shkurt 2026, 14:48

Tottenham zyrtarizon trajnerin Tudor: Mirësevjen Igor

Tottenham zyrtarizon trajnerin Tudor: Mirësevjen Igor

Tani është zyrtare, Igor Tudor është trajneri i ri i Tottenham. Trajeri kroat që pas shkarkimit nga Juventusi, kishte mbetur pa skuadër dhe tani do të kthehet sërish në pankinë teksa pranoi të marrë drejtimin e Hotspurs.

Klubi londinez doli me një njoftim në rrjetet sociale ku shkruante thjesht: ‘Mirësevjen Igor’. Vetë Tudor ka folur për këtë detyrë të re duke e thënë qartë objektivin e tij për skuadrën e Tottenham

"E kuptoj përgjegjësinë që kam dhe objektivi im është i qartë; të jap më shumë qëndrueshmëri paraqitjeve tona dhe konkurrimin plot bindje në çdo ndeshje", është shprehur Igor Tudor-ka shumë kualitete në këtë skuadër dhe detyra ime është ta organizoj, t’i jap energji dhe të përmirësoj sa më shpejt rezultatet tona".

Igor Tudor ka nënshkruar një kontratë 6 mujore deri në 30 qershor të 2026. Debutimin e tij në pankinën  e Hotspurs, Igor Tudor do ta bëjë të dielën e 22 shkurtit në orën 17:30 në derbin londinez me Arsenalin. Pas 26 ndeshjeve në Premier League, Tottenham e sheh veten në vendin 16 të klasifikimit  të kampionatit anglez me 29 pikë të grumbulluara.