SPORT, 30 Shtator 2022, 22:56

Bundesliga/ Bajerni rikthehet te fitoret, i pamëshirshëm ndaj Bajer Leverkuzenit

Bundesliga/ Bajerni rikthehet te fitoret, i pamëshirshëm ndaj Bajer

Pas një serie prej katër ndeshjesh pa fitore, katër barazime dhe një humbje, Bayern Munchen rikthehet te fitorja. Këtë e bën në mënyrën më të mirë në shtëpi ndaj Bajer Leverkuzen, duke e mposhtur 4-0.

Vendasit do të merrnin avantazhin shumë shpejt, që në minutën e dytë. Gjuajtja e Sane do përfundonte pas shpinës së Hradeckyt, në një aksion model.

Bavarezët do kalonin ndeshjen në shinat e duhura në minutën e 17-të, pasi Musiala dyfishoi. Brenda pjesës së parë, edhe Sadio Mane la gjurmën e tij.

Ekipi i Nagelsmann dominoi totalisht fraksionin e parë, duke mbajtur topin në më shumë se 65%. “Aspirinat” e patën të vështirë të reagojnë, teksa provuan vetëm me anë të disa kundërsulmeve sporadike. Pjesa e dytë nuk do sillte asgjë tjetër përveç një goli të Muller.

Bundesliga/ Bajerni rikthehet te fitoret, i pamëshirshëm ndaj Bajer