TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Shumë zhurmë për asgjë. Pritej të ishte një supersfidë, por në fund Teuta dhe Vllaznia ndahen në barazim pa gola në ndeshjen e javës së 6-të të Superiores.
Tentativa e parë serioze në portë do të ishte ajo e Herald Markut në minutën e 15-të. Gjithsesi, Qirko do të ishte në vendin dhe kohën e duhur, për ta devijuar atë top.
Tri minuta më pas, Emiliano Vila do të lëshonte një “predhë”, por pa gjetur dot portën.
Shans ideal për durrsakët pas gjysmë ore lojë, koordinohet në mënyrë perfekte Rubin Hebaj, goditja me kokë u ndal nga Zogovicc.
Pjesa e dytë nuk do sillte ndryshim rezultati, me të dy skuadrat që ndajnë pikët. Ekipi i Mirel Josës është në vendin e katërt, ndërsa Teuta pozicionohet e parafundit.