TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino, në fjalën e tij në inaugurimin e Shtëpisë së Futbollit në Tiranë, ka treguar një anekdotë të vogël të periudhës kur kishte shkelur për herë të parë në Shqipëri. Ai tregoi vizitën si zyrtar i UEFA-s në vitin 2002 dhe se si e kishin ndalur në aeroport prej saj.
“Jam kthyer me dëshirë këtu, jam kthyer edhe dy herë të tjera. Do të kthehem shumë shpejt. Meqë shoh dhuratat këtu, më kujtohet një histori e vogël.
Herën e parë që isha këtu, më dhuruan një pako. Nuk e hapa. Pastaj shkova në aeroport, e kam vënë të bagazhet për ta kaluar. Erdhën dhe më pyetën e kujt është kjo? I thashë ‘është e imja’. Çfarë është? Nuk e di, është dhuratë. Më thanë ‘eja me ne’.
Shkova në një dhomë, më thanë hape. Kishte brenda një shpatë. Nga to shqiptare. Po ti më thanë, me këtë do të shkosh në avion? Sigurisht kaloi pastaj. Ndaj kujdes me dhuratat këtë radhë, do i kontrollojmë mirë”, tha Infantino.