TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

“Maradona ka fituar titullin e parë kampion me Napolin me një skuadër njerëzisht të arratisur nga shtëpitë”. Këto fjalë të Antonio Kasanos kanë shkaktuar një furtunë në Itali ku ish-sulmuesi është vënë në epiqendër të kritikave të ish-futbollistëve të Napolit që çuan këtë skuadër në majën e futbollit italian duke luajtur përkrah “El Pibe D’Oro”.
Kapiteni historik i atij Napoli, Bepe Bruskoloti, nuk është kursyer në fjalët e tij në një prononcim për radion “Kiss Kiss Napoli”. “Duhet parë gjithmonë nga kush thuhen disa gjëra, ne këtë person e njohim të gjithë. Ndaj nuk do t’i jepja kaq shumë rëndësi. Nuk e di nëse e bën për të pasur shikueshmëri, apo nëse e mendon në të vërtetë.
Nëse ne kemi qenë të arratisur nga shtëpia, ai është arratisur nga çmendina. Kjo qenie ka bërë nga të gjitha gjërat kudo që ka luajtur, kujtoheni se çfarë bëri me Kapelon. Dhe pastaj do të flasë për ne? As nuk ia vlen t’i përgjigjesh një personi të tillë pasi komentohet vetë”, theksoi Bruskoloti në intervistën e tij që padyshim pritet të ketë një kundërpërgjigje nga ish-sulmuesi barez.