TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Liverpuli vazhdon të shikojë “fantazmat” e ndeshjeve të para të kampionatit. Pas barazimit në derbi me Evertonin, u mendua se do të ktheheshin te suksesi, por nuk ndodh kështu. "The Reds" barazojnë 3-3 në shtëpi ndaj modestëve të Brajtonit.
Mysafirët nga Brajtoni do tregonin se nuk kishin ardhur në "Anfield" thjeshtë për shëtitje, duke shënuar dy gola brenda 20 minutash falë dopietës së Trossard. Ekipi i Jurgen Klopp do gjente forcën të përmbyste gjithçka pas një ore lojë, me golat e Firminos (2) dhe autogolin e Webster.
Heroi i Brajtonit do ishte Trossard që do barazonte në fundin e ndeshjes dhe do i jepte një pikë skuadrës së tij.
Çelsi ia del të fitojë 1-2 në transfertë me Kristal Palas. Blutë e Londrës përmbysën golin e Edouard dhe i dhanë sinjalet e qarta që me Aubameyang (38’) në pjesën e parë.
Aktivizimi i Armando Brojës në minutën e 76-të do t'i sillte fat ekipit të Poterit, që do të realizonte gol në fund me Gallagher. (90')
