SPORT, 1 Tetor 2022, 16:33

PSG i ofron Mesit një kontratë të re

PSG i ofron Mesit një kontratë të re

Sipas "Gazzetta dello Sport", drejtuesit e Paris Saint-Germain i kanë ofruar Lionel Mesit një marrëveshje të re.

Sipas mediave, shefat e gjigantit francez duan ta mbajnë në radhët e tyre argjentinasin e madh deri në vitin 2024 me mundësi vazhdimi të kontratës edhe për një sezon. Kushtet financiare të marrëveshjes së mundshme nuk u zbuluan.

Kujtojmë se kontrata me Mesin skadon në fund të sezonit aktual dhe vetë lojtari planifikon të kthehet te Barcelona.

Këtë sezon, Leo e filloi në mënyrë të mahnitshme. Në të gjitha garat, sulmuesi shënoi gjashtë gola me tetë asistime në 11 ndeshje.