SPORT, 12 Dhjetor 2021, 18:31

Barcelona nuk ngre dot kokën, tjetër hap fals në La Liga

Barcelona nuk ngre dot kokën, tjetër hap fals në La Liga

Barcelona ka barë një tjetër hap fals në La Liga. Skuadra e Xavi Hernandes mori një barazim në transfertë ndaj Osasunës me rezultatin 2-2.

Katalanasit kaluan në avantazh me 19-vjeçarin Niko, por që zgjati fare pak pasi vendasit barazuan me Garsian.

Në pjesën e dytë Barcelona shënoi golin e dytë me Ezalzuli në minutën e 49-të. Kur dukej se ndeshja do të përfundonte në favor të miqve, Osasuna barazoi në minutat e fundit me Avilën (86').

Me këtë barazim Barcelona mbetet në vendin e tetë me 24 pikë të grumbulluara.