TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Atalanta ka arritur një fitore të vuajtur në javën e 17-të të Serie A në transfertën e vështirë të Veronas. Bergamaskët mposhtën me rezultatin 2-1 ekipin e Tudor, duke përmbysur gjithçka në pjesën e dytë të takimit.
Avantazhin Veronës ia dha i përhershmi Giovanni Simeone në minutën e 22. Ai e gjeti veten të vetëm përballë portierit duke e çuar rezultatin në 1-0. Ndërkohë, po në pjesën e parë, Muranchuk baraspeshoi gjithçka pasi përfitoi nga një rëmujë në zonë duke e çuar topin në rrjetë dhe rezultatin në 1-1.
Sakaq, përmbysja erdhi në pjesën e dytë me anë të Koopmeiners. Holandezi lëshoi një predhë nga jashtë zone dhe i ndihmuar nga fati dhe devijimi i lojtarëve të Veronës, vulosi rezultatin final të takimit në 2-1.
Kështu, Atalanta ngjitet provizorisht në vendin e tretë me 37 pikë, po aq sa Interi që ka një ndeshje më pak. Ndërkohë, ata kanë ngushtuar edhe diferencën në dy pikë ndaj Milanit kryesues.