SPORT, 12 Dhjetor 2021, 15:59

Kastrioti merr fitoren e dytë sezonale, Egnatia pëson humbjen e katërt radhazi dhe rrezikon

Kastrioti merr fitoren e dytë sezonale, Egnatia pëson humbjen e

Kastriotit i mjafton goli i Spartak Ajazit ndaj Egnatias (1-0) ku merr tri pikë mjaft të vlefshme për zonën e mbijetesës në Kategorinë Superiore, ku triumfojnë pas dy muajsh.

Pjesa e parë ishte një 45 minutësh i vakët pa raste të rrezikshme. Shifrat u zhbllokuan në fraksionin e dytë të lojës, më ekzaktësisht në minutën e 62′ ku Spartak Ajazi u tregua i saktë me kokë pas asaj goditjeje dënimi të krosuar nga Arbër Basha.

Allmuça la skuadrën me dhjetë lojtarë në minutën e 80′ pas një ndërhyrjeje të rrezikshme ndaj kundërshtarit të tij dhe arbitri kryesor Juxhin Xhaja i jep kartonin e dytë të verdhë duke lënë skuadrën në inferioritet numerik.

Ky sukses për skuadrën e Ramadan Ndreut e mban sërish në vendin e fundit në kuotën e tetë pikëve, ndërsa kjo disfatë për rrogozhinasit e mbajnë përsëri në vendin e 9-të në kuotën e 11 pikëve.