TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, mendon se skuadra e tij sot meritoi fitoren në ndeshjen kundër Chelsea (1-1). Faktikisht, një aksion në sekondat e fundit mund t’i jepte të drejtë.
“Zhgënjimi që nuk morëm fitoren e merituar është i madh. Nesër do të mërzitemi edhe më shumë kur të shohim videon e ndeshjes me ekipin”. Sipas këndvështrimit tim, ne dominuam gjatë gjithë lojës. Jam i zhgënjyer me mënyrën se si e pranuam golin. Nuk është standardi ynë dhe nuk e pranojmë rezultatin. Jam krenar për djemtë tanë”, përfundoi tekniku spanjoll i “Gunners”.