SPORT, 9 Nëntor 2024, 17:43

United sërish në merkato, “Djajtë e Kuq” gati 70 milionë për “yllin” e PSG

United sërish në merkato, “Djajtë e Kuq” gati 70

Mesa duket 213 milionë eurot e shpenzuara në merkaton e verës nuk kanë mjaftuar.

Pavarësisht se afruan një sulmues tejet cilësor si Joshua Zirkzee për shifrën e 42.5 milionë eurove, “Djajtë e Kuq” janë gati të derdhin sërish para në janar, për një tjetër sulmues.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave angleze, “gjigantët” e Premier League janë vënë pas sulmuesit francez Randal Kolo Muani, me klubin që beson se transferimi i francezit, mund t’i japë fund kësaj krize që ka kapluar Manchester United këtë sezon.

Më tej në raportimeve e tabloideve britanike shkruhej se “Djajtë” kanë bërë edhe ofertën e parë zyrtare, që deri më tani thuhet të kapë shifrën e 70 milionë eurove.