TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Është në moshën 39-vjeçare, por ofertat për sulmuesin portugez nuk mungojnë, madje as golat dhe synimet për vendosjen e rekordeve Sipas raportimeve të fundit të mediave saudite, kampionet e Saudi Pro League, Al-Hilal po mendon serbisht transferimin e 5 herë fituesit të “Topit të Artë”, Cristiano Ronaldo, nga rivalët e Al-Nassr, duke e parë “luzitanin” si zëvendësuesin e brazilianit Neymar.
“Ylli” brazilian iu bashkua Al Hilal në gusht 2023, por ka pasur probleme të vazhdueshme me dëmtimet, duke përfshirë një këputje të ligamentit të kryqëzuar që e ka mbajtur jashtë fushës për një vit dhe pas rikthimit të tij të fundit, ai pësoi një tjetër dëmtim, duke ngritur shqetësime për të ardhmen e tij në klub.
Ndërkaq, kujtojmë se Ronaldo, tashmë në moshën 39-vjeçare ka regjistruar, teksa synon të arrijë në 1000 gjithsej në karrierë dhe te skuadra tjetër saudite, ndoshta do të ketë më shumë mundësi për të shënuar edhe 92 golat e mbetur.