TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Romelu Lukaku rigjen formën optimale, ndërsa Çelsi rikthehet te fitorja pas dy barazimesh radhazi në Premier Ligë.
Sulmuesi belg hyri në fushë në pjesën e dytë në transfertën ndaj Aston Vilës duke shënuar golin e avantazhit 1-2 dhe duke fituar një penallti në fund e shndërruar në gol nga Jorginho me skuadrën e Tuhel që triumfoi 1-3 në një transfertë të vështirë, fitore që i barazoi londinezët përkohësisht me Liverpoolin në renditje në kuotën e 41 pikëve.
Edhe pse pa trajnerin Stivën Xherard që rezultoi me Covid një ditë para ndeshjes dhe e ndoqi sfidën nga shtëpia, Aston Vila e nisi mirë sfidën dhe në minutën e 28-të e pa veten në avantazh pas autogolit të Xhejms.
Çelsi barazoi me një penallti të kthyer në gol nga Jorginho. Në fraksionin e dytë u fut në fushë edhe Lukaku që rikthehej pasi ishte shëruar nga Covid-19 dhe belgu gjeti golin me Çelsin pas tre muajsh e gjysmë në kampionat duke realizuar me kokë në minutën e 56-të pas krosimit të Hudson-Odoi.
Dy golat e fundit të Lukakut në Premier League datonin në 11 shtator ndaj Aston Villas dhe mesa duket skuadra nga Birninghami i sjell fat Lukakut që u zhbllokua pikërisht në këtë sfidë. Në fund pas një shpërthimi të Lukakut, Çellsi fitoi një tjetër 11-metërsh të cilën Jorginho e realizoi sërish duke fiksuar fitoren 1-3 të skuadrës së Tomas Tuhel në transfertën delikate të "Villa Park".