TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Surpriza më e madhe e fazës në grupe të këtij Botërori është padyshim Meksika. Një nga tre vendet organizatore të turneut, shihej në një nivel më të ulët se sa dy të tjerët, SHBA dhe Kanadaja dhe nuk vinte në këtë turne me shumë optimizëm.
Por në fushën e lojës meksikanët kanë përmbysur pritshmëritë duke fituar të tre ndeshjet e Grupit A, për ta mbyllur në vendin e parë dhe mbi të gjitha, me rrjeta të paprekura.
Kështu, Meksika i bashkohet një grupi shumë të veçantë skuadrash që kanë mbyllur grupin me fitore dhe pa pësuar gola në historinë e Kupës së Botës. Vetëm Holanda 1974, Brazili 1986, Italia 1990, Argjentina 1998 dhe Uruguai 2018 e kishin arritur një gjë të tillë.
Për më tepër, kjo ishte hera e dytë në historinë e Kupës së Botës që një vend organizator e bënte një gjë të tillë. E vetmja që e kishte bërë më përpara, ishte Italia e cila priti Botërorin e vitit 1990.