SPORT, 23 Qershor 2026, 21:18

Portugalia “shkatërron” Uzbekistanin, Ronaldo shkruan histori në Botëror

Portugalia “shkatërron” Uzbekistanin, Ronaldo shkruan histori

Portugalia ka dhuruar një tjetër spektakël në Botëror, duke mposhtur Uzbekistanin me rezultatin e thellë 5-0 në raundin e dytë të fazës së grupeve.

Skuadra portugeze nuk la shumë hapësira për surpriza dhe dominoi takimin nga fillimi deri në fund. Protagonisti kryesor ishte sërish Cristiano Ronaldo, i cili realizoi një dopietë dhe vijon të shkruajë histori me fanellën e kombëtares.

Për Portugalinë shënuan gjithashtu Mendes dhe Leao, ndërsa Uzbekistani pësoi edhe një autogol nga Nematov.

Me dy golat e realizuar në këtë sfidë, Ronaldo ka arritur kuotën e 10 golave në Kupën e Botës, duke kaluar legjendën portugeze Eusebio dhe duke u bërë golashënuesi më i mirë i Portugalisë në historinë e Botërorëve.

Sulmuesi portugez vazhdon të vendosë rekorde, duke u bërë lojtari i parë që shënon në gjashtë edicione të ndryshme të Kupës së Botës.

REZULTATI PËRFUNDIMTAR

PORTUGALI 5-0 UZBEKISTAN