TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, pritet t’u dorëzojë trofeun e Kupës së Botës fituesve, në finalen e 19 korrikut, njoftoi sot presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.
Infantino dhe Trump kanë krijuar një marrëdhënie të afërt gjatë përgatitjeve për turneun, ndërsa presidenti amerikan ka bërë shumë pak deklarata publike për kompeticionin, që nga nisja e tij më 11 qershor.
Megjithatë, Infantino konfirmoi në një intervistë për “Fox & Friends” se plani është që Trump të ketë një rol të rëndësishëm në ceremoninë e dorëzimit të trofeut, në stadiumin “MetLife” në Nju Xhersi, ashtu siç ndodhi edhe në finalen e Kupës së Botës për Klubet vitin e kaluar në SHBA, të cilën e fitoi “Chelsea”.
“Do të jemi së bashku me presidentin, duke shijuar finalen dhe i dorëzuar trofeun fituesit, natyrisht”, tha Infantino.
I pyetur nëse trofeu do të dorëzohej bashkërisht, ai shtoi: “Sigurisht, jemi bashkë gjatë gjithë kohës.
Në finalen e Kupës së Botës për Klubet, Trump qëndroi në podium edhe pasi i dorëzoi trofeun kapitenit të “Chelsea-t”, Reece James.
“Na thanë se do të dorëzonte trofeun dhe më pas do të largohej nga skena, por ai qëndroi”, tha më vonë James.
Sulmuesi vendimtar i finales, Cole Palmer, u shpreh i habitur nga situata.
“E dija që do të ishte aty, por nuk e prisja të ishte në podium kur ngritëm trofeun. U hutova pak”, tha ai.