SPORT, 6 Shkurt 2026, 18:29

Nis “flirtimin”, Guardiola thur elozhe për mesfushorin italian

Nis “flirtimin”, Guardiola thur elozhe për mesfushorin italian

Pas fitores 3-1 të Sitit ndaj Njukasëll në “EFL Cup”, trajneri spanjolle Pep Guardiola, është ndalur veçanërisht të flasë për mesfushorin italian Sandro Tonali. Guardiola, me humor, u shpreh se komunikimi mes tyre ishte i lehtë falë njohjes së gjuhës italiane. “Italishtja ime është përfekte, prandaj u ndala dhe fola me Sandron”, tha tekniku spanjoll, duke shtuar se mes tyre ekziston edhe një lidhje e veçantë përmes një miku të përbashkët nga Breshia, Edoardo Piovani.

Ndër të tjera, trajneri i Sitit zbuloi se kontaktet me Tonalin kanë qenë të vazhdueshme në vitet e fundit: “Ne jemi gjithmonë në kontakt. E njoh babain e tij prej disa kohësh dhe sa herë që jemi takuar kemi folur për përvojën e tij te Milani, për tifozët dhe për faktin se sa i lumtur është tani te Njukasëlli”. Në fund, Guardiola nuk kurseu elozhet për mesfushorin italian, pavarësisht se ishte kundërshtar në këtë sfidë:

“Ai është një lojtar vërtet, vërtet i nivelit të lartë. Një ‘Top player’!”. Ndërkaq, rregullat e kompeticionit e bëjnë Mark Guehi të mos lejohet të luajë në finale, pasi ai ishte aktivizuar më herët me K.Palas dhe iu bashkua Sitit pas gjysmëfinales së parë. “Pse të mos luajë Guehi? Pse jo? Ne i paguajmë rrogën, ai është lojtari ynë! E blen një lojtar për shumë para’ dhe ai nuk lejohet të luajë për shkak të një rregulli që nuk e kuptoj. Shpresoj që ta ndryshojnë. I thashë klubit se duhet ta kërkojmë!”, përfundoi trajneri.