SPORT, 7 Shtator 2024, 15:47

Kampionët e Gjermanisë humbasin pjesët, lojtari konfirmon largimin nga Leverkusen

Kampionët e Gjermanisë humbasin pjesët, lojtari konfirmon

Jonathan Tah pritet të largohet nga Bayer Leverkusen. Vetë mbrojtësi e bëri të ditur këtë, në një intervistë për “Süddeutsche Zeitung”.

“Nuk do të rinovoj kontratën time, unë e kam marrë vendimin tim. Do të jap gjithçka për këtë fanellë deri në fund dhe pastaj do të shohim se cila është e ardhmja ime. Unë kam vendosur të filloj një aventurë të re” – tha Tah.

Tah ka luajtur mbi 30 ndeshje në sezonin e kaluar në Bundesligë me kampionët e Gjermanisë.