SPORT, 2 Tetor 2025, 18:41

Disiplina me tolerancë zero, gjobiten 2 klube të Superiores

Disiplina me tolerancë zero, gjobiten 2 klube të Superiores

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë FSHF ka marrë vendimet për ngjarjet e javës së fundit në të gjitha kategoritë e futbollit shqiptar.

Për sjellje të gabuar të tifozëve, Disiplina ka gjobitur klubet e Elbasanit dhe Flamurtarit. Klubi nga Elbasani dhe vlonjatët janë të detyruar të paguajnë gjobën në masën 100 mijë lekë. Vendimet e tjera, i përkasin kategorive më të ulëta.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.