TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

E diela e kaluar nuk ka qenë nga më të mirat për sulmuesin e Realit Karim Benzema. Në takimin ndaj Elçes ai humbi një 11-metërsh dhe më pas u detyrua të linte fushën i dëmtuar.
Për sulmuesin francez kjo ishte penalltia e parë që humbiste me Realin në 17 raste. Megjithatë, penalltia e humbur nga Benzema pati një protagonist të papritur dhe ai ishte trajneri i Realit, Karlo Ançeloti.
Tekniku italian zbuloi një sekret duke deklaruar se ishte ai vetë që i rekomandoi sulmuesit të ndryshonte krahun e ekzekutimit të goditjeve të penalltisë.
“Benzema humbi penalltinë për fajin tim. I thashë se rivalët po i analizojnë penalltitë dhe se ai duhet të ndryshojë drejtim. Ai ndoqi këshillën time dhe e humbi”, tha Ançeloti.