SPORT, 28 Janar 2022, 15:11

VIDEO/ Gjokoviç "harbohet" në Budva me këngën ofenduese për Kosovën

VIDEO/ Gjokoviç "harbohet" në Budva me këngën

Tenisti serb Novak Gjokoviç po qëndron në Budva ku do të nderohet me titullin qytetar nderi i Budvës

Ceremonia do mbahet sot ndërsa një natë më parë tenisti ka qëndruar në një nga restorantet e Budvës që është në pronësi të kryetarit të Budvës, Marko Careviç.

Një video e publikuar në Twitter tregon momente nga darka ku është kënduar kënga “Oh Kosovë, Kosovë”, të cilën mediumi Nova.rs shkruan se Gjokoviç e adhuron dhe se shpesh e këndon gjatë festimeve të sukseseve.

Kjo këngë është ofenduese për Kosovën dhe shqiptarët.

Në një moment teksa këndohet kënga, Gjokoviç merr një pecetë në duar dhe tund nën ritmin e këngës.