SPORT, 27 Janar 2022, 14:20

Muriqi drejt Mallorca, diskutohet vetëm për një detaj të kontratës

Muriqi drejt Mallorca, diskutohet vetëm për një detaj të

Vedat Muriqi mund të transferohet në LaLiga. Sulmuesi ka refuzuar kalimin te Saint Etienne në Francë dhe së fundmi ka marrë një propozim nga Spanja.

Futbollisti i Kosovës është gati ta pranojë ofertën e Mallorca, që po bisedon me Lazion për të arritur një marrëveshje.

Mediat në Itali kanë raportuar se spanjollët do të paguajnë 300 mijë euro për huazimin e tij.

Tani diskutimi që bëhet është për shifrën në klauzolën që i jep të drejtën klubit të Mallorca për ta blerë në fund të sezonit.

Është përfolur për një shifër që kap vlerën e 13 milion eurove, por ende nuk ka diçka zyrtare. Lazio e ka blerë Muriqin nga Fenerbahce për rreth 20 milion euro.